Davutoglu: Përdoren mjetet ushtarake nëse Rusia nuk respekton prap kufirin

Lajme

Davutoglu: Përdoren mjetet ushtarake nëse Rusia nuk respekton prap kufirin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:40

Pas dhunës ajrore të aeroplanit rus që hyri disa qindra metra në brendësi të territorit turk, kësaj here është më i ashpër kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, duke ju dhënë urdhër ushtrisë të veprojë nëse përsëritet edhe njëherë gjesti i tillë.
“Më lejoni t’ju sqaroj edhe njëherë: Ligjet turke janë të qarta, për aeroplanët rus ose edhe për aeroplanët tjerë. Kush do që kalon kufirin tonë, do ketë pas veprimin dhe aksionin e ushtrisë tonë,” tha Davutoglu për televizionin turk Haberturk, transmeton Bota sot.
Në të kaluarën ushtria turke ka rrëzuar edhe disa aeroplanë sirianë, të cilët kishin kaluar kufirin e Turqisë. Rusia në anën tjetër tregoi se dhuna ndaj qiellit turk erdhi si pasojë e një gabimi navigativ./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat