Ua ndali avancimet false, dekanët kërkojnë eliminimin e Rektorit Zejnullahu

Lajme

Ua ndali avancimet false, dekanët kërkojnë eliminimin e Rektorit Zejnullahu

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:38

Lëvizja Studentore për Barazi- Studim Kritike Veprim, u ka bërë thirrje sutdentëve të Universitetit Hasan Prishtina, që të mos pranojnë manipulimin nga ana e Parlamentit Studentor, dhe të mos protestojnë sot.

Sipas SKV-së, Pushteti, që nga Ministri Bajrami e deri te Bujar Dugolli me dekanët e tjerë kriminal, po kërkojnë eliminimin e Rektorit Zejnullahu ngase ky i fundit ua ka ndal avansimet false akademike dhe shume manipulime të tjera./ BS

Për më tepër mund t lexoni komunkatën e lëshuar nga kjo Lëvizje

Në sistemet poltike që shtypin vullnetin e qytetarëve, e drejta e protestës duhet të shfrytëzohet, madje është domosdoshmëri. Një sistem që nuk e përfillë vullnetin e shumicës, nuk e përfillë sakrificën e së kaluarës dhe nuk mendon për përspektivën e brezave të rinjë imponon rezistencën. Nëse bazohemi në këto argumente, atëherë na del se Kosova ka shumë nevojë për protesta e demonstrata!
Në kohën kur në Qeverinë e Kosovës Lista Serbe me partnerët e koalicionit kanë vendosur që ta bllokojnë Ligjin për Arsimin e Lartë, në Universitetin e Prishtinës këtë javë janë paralajmëruar disa protesta nga organizata e organe të ndryshme studentore kinse në lidhje me kundërshtimin e vendimit të Senatit të nxjerrë në nëntorin e vitit të kaluar. Ky vendim trajtonte vlerësimin e studentëve duke përcaktuar afatet në të cilët studentët do t’i nënshtrohen provimeve, anulonte afatet shtesë të absolventëve, trajtonte kalimin nga viti në vit duke eliminuar kreditë e provimeve, e të tjera.
Lëvizja Studentore për Barazi- STUDIM KRITIKE VEPRIM,qysh në vitin e kaluar ka dalë me qëndrimin e vet për secilën pikë të vendimit, qëndrime këto që vlejnë edhe sot, e që po i rikujtojmë:
- Afati i prillit dhe i nëntorit nuk duhet kufizuar, por duhet të njihen si të rregullt. Kjo nënkupton paraqitjen e provimeve pakufizime;
- Afatet e absolventëve duhet të rregullohen me vendim të veçantë te Senatit, me të cilin njëherë e mirë do te sqarohet çeshtja e vlerësimit të absolventeve. Kundershtojmë fuqishëm heqjen arbitrare të afateve të absolventeve;
- Kalimi nga një vit në vitin tjetër duhet të jetë i rregulluar në bazë të kredive (ECTC), e jo me numër fiks të provimeve siç është aktualisht
- Vlerësojmë si të dëmshme kërkesën për afatin e tetorit, pasi ky afat është në kundërshtim me çdo të drejtë studentore; ështe afat i shantazheve dhe i dallavereve. Sipas Statutit,viti akademik fillon me 1 tetor, ndërsa po kerkohet që me 20 tetor apo edhe më vonë të kuptojmë a e kemi kaluar kushtin apo jo.
Kryesia e Parlamentit Studentor,e cila për sot ka thirrur protestë kinse për çështjen e afateve, kushtit, etj. në të njejtën kohë ka nënshkruar peticionin e nisur nga dekanët e pushtetit për shkarkimin e Rektorit. Pushteti, që nga Ministri Bajrami e deri te Bujar Dugolli me dekanët e tjerë kriminal, në vend se ta kundështojnë Listën Serbe dhe Qeverinë e Kosovës që e ka bllokuar Ligjin, po kërkojnë eliminimin e Rektorit Zejnullahu ngase ky i fundit ua ka ndal avansimet false akademike dhe shume manipulime të tjera. Kësaj i janë bashkangjitur edhe “Senatorët Studentë” dhe kryesia e Parlamentit Studentor të cilët po duan t’i shfrytëzojnnë protestat e studentëve të pakënaqur për eliminimin e Rektorit.
I bëjmë thirje studentëve që të mos pranojnë manipulimin nga ana e Parlamentit Studentor. Në të njejtën kohë na duhet angazhimi i secilit studentë si në çështje partikulare ashtu edhe në ato kolektive. Republika jonë është duke kaluar nëpër moment të vështira duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike e që janë themelimi i “Zajednicës” dhe humbja e teritorit në demarkacionin me Malin e Zi. Pa angazhim të përbashkët për Republikën, nuk do të kemi as Universitet, as punësim e as ngritje të mirëqenies. Na duhet organizimi.Na duhen protestat e mirëfillëta dhe na duhen demostratat për mbrojtjën e Republikës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat