Përfundon protesta, studentët nesër bllokojnë njësitë akademike ​(Foto)

Lajme

Përfundon protesta, studentët nesër bllokojnë njësitë akademike ​(Foto)

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:14

(I plotësuar) - Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë filluar protestën e paralajmëruar para Rektoratit të UP-së.

Ka përfunduar protesta e organizuar nga Parlamenti Studentor.

Studentët të cilët protestuan para Rektoratit të UP-së, kanë thënë se nesër (e mërkurë) do të mblidhen në ora 7 të mëngjesit për të bllokuar punën e të gjitha njësive akademike në Universitetin e Prishtinës.




Bashkohen studentët: Kërcënojnë me bllokim të mësimit

Grupi i Pavarur i Studentëve me përkrahësit e tyre i janë bashkuar grupit tjetër që po protestojnë para rektoratit, edhe pse protestat e tyre nuk u nisën në të njëjtën kohë.

Si ata të Parlamentit Studentor, edhe Grupi i Studentëve të Pavarur ka të njëjtat kërkesa për rektorin Ramadan Zejnullahu.

Nëse ato kërkesa nuk realizohen protestuesit e të dyja grupeve kërcënojnë se do ta bllokojnë mësimin në Universitetin e Prishtinës.

Tensionohet protesta para Rektoratit

Ka nisur të tensionohet protesta e studentëve para rektoratit. Një student ka marrë lëndime të lehta derisa janë konfrontuar me Policinë për të hyrë brenda objektit të rektoratit.

Studentët kanë bërë thirrje që të tërhiqet Policia, dhe një gjë e tillë është bërë pa u menduar dy herë.

Duke ruajtur objektin për momentin janë vetëm punëtorët e sigurimit, përderisa studentët po kërkojnëqë krahas kërkesës për rritje të kritereve të rritet edhe mundësia për studime.

Kryetari i Parlamentit Studentor Egzon Daku përveç që ka kërkuar që studentët të mos bien pre e politikave të ndryshme, ka kërkuar po ashtu që siç ka thënë ai “ të largohen maniakët seksual nga Universiteti I Prishtinës”.

Kjo protestë sipas Dakut mes tjerash po bëhet me kërkesën që të ketë bursa dinjitoze dhe vlerësim objektiv për studentët.

Fjalimin e tij e kanë shoqëruar thirrjet e studentëve “ Poshtë Seksizmi”. Studentët mes tjerash kanë kërkuar që në UP të merren me shkencë e jo me politik.

Ndërsa senatori Visar Krasniqi para studentëve tha se kërkesë e tyre është që të mblidhet Senati dhe të plotësoj kërkesat e studentëve.

Studentët protestues thanë se protesta e tyre do të jetë paqësore dhe dinjitoze, duke thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre që nepotizmi të largohet njëherë e mirë nga UP-ja.

Studentët po presin para Rektoratit duke thënë se nuk duan të dialogojnë por se duan vendime.

Studentët protestojnë: S’ka Universitet pa Republikë!

Në sistemet poltike që shtypin vullnetin e qytetarëve, e drejta e protestës duhet të shfrytëzohet, madje është domosdoshmëri, thekson SKV.

"Një sistem që nuk e përfillë vullnetin e shumicës, nuk e përfillë sakrificën e së kaluarës dhe nuk mendon për përspektivën e brezave të rinjë imponon rezistencën. Nëse bazohemi në këto argumente, atëherë na del se Kosova ka shumë nevojë për protesta e demonstrata!

Në kohën kur në Qeverinë e Kosovës Lista Serbe me partnerët e koalicionit kanë vendosur që ta bllokojnë Ligjin për Arsimin e Lartë, në Universitetin e Prishtinës këtë javë janë paralajmëruar disa protesta nga organizata e organe të ndryshme studentore kinse në lidhje me kundërshtimin e vendimit të Senatit të nxjerrë në nëntorin e vitit të kaluar. Ky vendim trajtonte vlerësimin e studentëve duke përcaktuar afatet në të cilët studentët do t’i nënshtrohen provimeve, anulonte afatet shtesë të absolventëve, trajtonte kalimin nga viti në vit duke eliminuar kreditë e provimeve, e të tjera.

Lëvizja Studentore për Barazi- STUDIM KRITIKE VEPRIM, qysh në vitin e kaluar ka dalë me qëndrimin e vet për secilën pikë të vendimit, qëndrime këto që vlejnë edhe sot, e që po i rikujtojmë:
- Afati i prillit dhe i nëntorit nuk duhet kufizuar, por duhet të njihen si të rregullt. Kjo nënkupton paraqitjen e provimeve pakufizime;
- Afatet e absolventëve duhet të rregullohen me vendim të veçantë te Senatit, me të cilin njëherë e mirë do te sqarohet çeshtja e vlerësimit të absolventeve. Kundershtojmë fuqishëm heqjen arbitrare të afateve të absolventeve;
- Kalimi nga një vit në vitin tjetër duhet të jetë i rregulluar në bazë të kredive (ECTC), e jo me numër fiks të provimeve siç është aktualisht
- Vlerësojmë si të dëmshme kërkesën për afatin e tetorit, pasi ky afat është në kundërshtim me çdo të drejtë studentore; ështe afat i shantazheve dhe i dallavereve. Sipas Statutit,viti akademik fillon me 1 tetor, ndërsa po kerkohet që me 20 tetor apo edhe më vonë të kuptojmë a e kemi kaluar kushtin apo jo.

Kryesia e Parlamentit Studentor,e cila për sot ka thirrur protestë kinse për çështjen e afateve, kushtit, etj. në të njejtën kohë ka nënshkruar peticionin e nisur nga dekanët e pushtetit për shkarkimin e Rektorit. Pushteti, që nga Ministri Bajrami e deri te Bujar Dugolli me dekanët e tjerë kriminal, në vend se ta kundështojnë Listën Serbe dhe Qeverinë e Kosovës që e ka bllokuar Ligjin, po kërkojnë eliminimin e Rektorit Zejnullahu ngase ky i fundit ua ka ndal avansimet false akademike dhe shume manipulime të tjera. Kësaj i janë bashkangjitur edhe “Senatorët Studentë” dhe kryesia e Parlamentit Studentor të cilët po duan t’i shfrytëzojnnë protestat e studentëve të pakënaqur për eliminimin e Rektorit.

I bëjmë thirje studentëve që të mos pranojnë manipulimin nga ana e Parlamentit Studentor. Në të njejtën kohë na duhet angazhimi i secilit studentë si në çështje partikulare ashtu edhe në ato kolektive. Republika jonë është duke kaluar nëpër moment të vështira duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike e që janë themelimi i “Zajednicës” dhe humbja e teritorit në demarkacionin me Malin e Zi. Pa angazhim të përbashkët për Republikën, nuk do të kemi as Universitet, as punësim e as ngritje të mirëqenies. Na duhet organizimi.Na duhen protestat e mirëfillëta dhe na duhen demostratat për mbrojtjën e Republikës!", thejkson SKV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat