Pesë ditë, 26 takime: Kush më kë u pa në New York (Video)

Lajme

Pesë ditë, 26 takime: Kush më kë u pa në New York (Video)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:00

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, disa ministra dhe përcjellës të tjerë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pesë ditë kanë realizuar 26 takime të ndara.
Sipas të dhënave të raportuara nga secili takim i presidentes Jahjaga, del se Presidentja ka realizuar 11 takime.

Prej tyre, në nivel presidentësh ajo ka realizuar katër takime. Nga këto, ajo ka takuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama; presidentin e Portugalisë Anibal Cavaco Silva; Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh; dhe me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

Sa i përket takimeve me përfaqësues tjerë institucional, Jahjaga ka takuar Drejtoreshën e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, Irina Bokova; zëvendëspresidenten e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Beth Tritter; anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresisti Eliot Engel; përfaqësuesit e Fondit Global për Angazhim të Komunitetit dhe Rimëkëmbje (GCERF), zonjën Carol Bellamy, udhëheqëse e Bordit dhe zotëri Khalid Koser, drejtor ekzekutiv i fondit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat