​Një foshnje e vdekur është gjetur në brigjet e ishullit Kos

Lajme

​Një foshnje e vdekur është gjetur në brigjet e ishullit Kos

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:56

Trupi i foshnjës e cila është në fazën e dekompozimit është gjetur në plazhin e një hoteli.

Mendohet se foshnja ka qenë e veshur me pantallona të gjelbra dhe fanellë të bardhë dhe është e moshës mes 6 dhe 12 muaj

Autoritetet greke besojnë se foshnja është anëtar i ndonjë familje refugjatësh të cilët kanë tentuar të vijnë në ishull me barka të vogla.

Nga ishulli Kos muajin e kaluar është bartur edhe trupi i djalit tre vjeçar nga Siria Aylan Kurdi, i cili është gjetur në një plazh turk , transmeton AFP. Fotografia e Kurdit ka shokuar të gjithë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat