Tifozët Kuqezi me flamurin e UÇK-së, vizitojnë Gllogjanin, gati për Serbinë

Lajme

Tifozët Kuqezi me flamurin e UÇK-së, vizitojnë Gllogjanin, gati për Serbinë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 20:44

Tifozët Kuqezi po bëjnë përgatitje finale para ndeshjes së 8 tetorit, ku Shqipëria në “Elbasan Arena”, pret Serbinë.

Në prag të kësaj ndeshjet, Tifozët Kuqezi kanë vendosur të bëjnë homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme, kuqezinjtë ishin në Prekaz të kompleksi i Jasharajëve, ndërsa sot në Gllogjan, ku edhe vizituan edhe familjen Haradinaj.

Ne dy këto komplekse memoriale, Tifozët Kuqezi mbanin edhe një flamur gjigant të UÇK-së, i cili me gjasë pritet të jetë më 8 tetor në “Elbasan Arena”, në ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat