Një person sulmohet me gurë në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Lajme

Një person sulmohet me gurë në autostradën “Ibrahim Rugova” (Video)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 20:37

Asfalti u dëmtua në rrugën e kombit. Por edhe më keq ka mundur të dëmtohet kjo makinë, por edhe pronari i saj që po tregon se çfarë i ndodhi në rrugën e Kombit këtu te mbi-kalimi i Novakës, që shpie për në Prizren.

Për rastin në fjalë i dëmtuari që nga frika insiston në anonimitet, thotë se i lajmëroi organet sigurisë. Por ato, sipas tij nuk reaguan shpejt.

Ky pohon se gurët iu hodhën edhe makinave tjera.
Ndërsa i kontaktuar nga Klani zëdhënësi i policisë së Prizrenit Hazir Berisha, tha se pasi që është paraqitur rasti një patrullë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se për rastin në fjalë hetimet po vazhdojnë. Ai, pohon se dyshimet bien mbi një veturë, me të cilën dikush më herët është parë duke mbledhë gurë në zonën e afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat