Shikojeni eksperimentin social në qendër të Prishtinës (Video)

Lajme

Shikojeni eksperimentin social në qendër të Prishtinës (Video)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 20:26

Është sërish grupi i të rinjve prishtinas R2Prank që sjellin videon e re nga kryeqyteti. Kësaj radhe nuk është një kamerë e fshehur klasike, por një eksperimental social.
Eksperimenti social është realizuar me qëllimin e mbështetjes së personave të pastrehë. Një i ri ka qëndruar përpara përmendores së Skënderbeu në qendër të Prishtinës duke e mbajtur një letër si mesazh “A do të përqafoje një të pastrehë” i shkruar edhe në anglisht.
Sipas djemve të R2Prank dhe asaj që shihet në video reagimet e qytetarëve janë dëshpëruese, pasi që vetëm një numër i vogël ka pranuar të solidarizohet “me të pastrehuarin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat