Selimi: Opozita nuk tërhiqet nga kërkesat për Qeverinë

Lajme

Selimi: Opozita nuk tërhiqet nga kërkesat për Qeverinë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 20:05

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se opozita nuk do të tërheqet nga kërkesa për nënshkrimin e kryeministrit.

Ai thotë se opozita nuk është fajtore për bllokimin e punës së Kuvendit, por se për këtë, fajtore është qeveria.

Në një intervistë dhënë transmetuesin publik, Selimi ka thënë se qeveria e ka zhvendosur debatin nga Kuvendi i Kosovës në tavolinën e Vucicit.

“Qeveria e Kosovës e ka nxjerrë Kuvendin nga funksioni. Konfirmoj edhe një herë që Kuvendi është jashtë funksionit, jo që opozita e ka bërë këtë. Opozita nuk e ka bërë dhe nuk do ta bënte këtë. Kuvendin jashtë rolit e ka nxjerrë qeveria sepse debatin që do të duhej ta bëntë në Kuvend, ka vendosur ta bëjë në tavolinë me Vucicin. Të gjitha vendimet, të gjitha debatet e rëndësishme, qeveria i ka zhvendosë në tavolinën e Vucicit”, ka thënë Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat