14 shqiptarë nga Kosova konkurojnë për Parlamentin e Zvicrës

Lajme

14 shqiptarë nga Kosova konkurojnë për Parlamentin e Zvicrës

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 19:26

Më 18 tetor Republika Federale e Zvicrës mban zgjedhjet parlamentare. E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se në to kësaj radhe konkurrojnë 14 kandidatë me prejardhje nga Kosova.
Në mesin e 14 kandidatëve shqiptarë që garojnë për ulëse në parlamentin Zviceran është edhe Diellza Shatri.
Ajo është 22 vjeçare dhe ka origjinë nga Istogu, Shatri është duke studiuar për drejtësi në universitetin e Gjenevës. Thotë se ka vendosur të garojë e bindur se imazhi i shqiptarëve do të përmirësohet dhe ata do të bëhen faktorë i rëndësishëm në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat