Bashar al-Assad paralajmëron shkatërrimin e Lindjes së Mesme

Lajme

Bashar al-Assad paralajmëron shkatërrimin e Lindjes së Mesme

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:48

Presidenti sirian Bashar al-Aassad tha se duhet të arrihet një koalicion mes Sirisë, Rusisë, Iranit dhe Irakut ose përndryshe i gjithë rajoni do të shkatërrohet.

Assad gjithashtu kritikoi koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe sulmet ajrore në Siri dhe Irak, duke i cilësuar ato si jo-produktive dhe se sipas tij vetëm e kanë përhapur më shumë terrorizmin.

Aktivistët sirianë thonë se sulmet janë më shumë të përqendruar në grupet e tjera rebele se sa në vendet ku qëndrojnë militantët e Shtetit Islamik.

Në një intervistë për televizionin shtetëror, presidenti Assad tha se Siria, Rusia, Irani e Iraku ishin të bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe do të arrinin rezultatet e duhura, ndryshe nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.

Kundërshtarët shtetërorë të Assad shohin si zgjidhje të vetme dorëheqjen e Assad, por për momentin kombet perëndimore besojnë se ai duhet të vazhdojë të qëndrojë gjatë kësaj periudhe tranzicioni.

Nga ana tjetër, Assad insiston se “diskutime rreth sistemit politik të Sirisë jan ë një çështje e brendshme e vendit”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat