Kisha hungareze: Mbyllja e kufijve për refugjatët është urdhër i zotit

Lajme

Kisha hungareze: Mbyllja e kufijve për refugjatët është urdhër i zotit

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:31

Autoritetet e një kishe protestante në jug të Hungarisë, të prekur nga vërshimi i refugjatëve në këtë vend, kanë falënderuar qeverinë e tyre për përpjekjet që i kanë bërë në mbylljen e kufijve kundër ardhjes së e mëtejme të refugjatëve, duke thënë se ky veprim ka qenë “urdhër nga zoti.”
Hungaria, vend që është kritikuar ashpër deri tani për qëndrimin armiqësor nga refugjatëve nga Bashkimi Evropian, është shndërruar në një nga arteriet kryesore të shpërthimit të refugjatëve drejtë Evropës nga Ballkani.
Kryesuesi i kishës hungareze protestante, Andras Juhasz për Reuters ka thënë se është ndjerë i detyruar ta ngrejë zërin, duke e patur parasyshë situatën që po ndodh në këtë pjesë të vendit.
“Ndjemë se të krishterët nuk do të mund të qëndronin të qetë në një situatë si kjo”, ka thënë ai përmes telefonit.
Më shumë se 280,000 refugjatë që ikën nga zonat e konfliktit në Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë, kanë kaluar nëpër Hungari deri tash. Thuajse të gjithë këta refugjatë Hungarinë përdorin si vend tranzit, pasi synim i tyre janë shtetet e BE-së që ofrojnë mirëqenie më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat