Serbia ka nisur kolonizim të ri në veriun e Kosovës! Kërkon spastrim etnik

Lajme

Serbia ka nisur kolonizim të ri në veriun e Kosovës! Kërkon spastrim etnik

Nga: Mimozë Lakna Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:13

Sa herë që shkon në pjesën veriore të Mitrovicës, z. Halit Barani, mbushet mllef për shkak të gjendjes së krijuar atje. Kështu thotë se u ndie edhe të dielën, kur gjatë një vizite në pjesën veriore, pa se si kjo pjesë është okupuar nga serbët ardhacak.
“Sot, më 4 tetor 2015 isha në pjesën e okupuar dhe i pashë se si është populluar ajo pjesë me ardhacak kriminel me fajin e udhëheqjes se mëparshme të Kosovës të cilët nuk u interesuan fare për shqiptaret e dëbuar me dhunë nga pjesa e okupuar ndërsa Serbia i organizoi kriminelet dhe ua bleu vet qeveria serbe banesat dhe trojet e të dëbuarve dhe te dhunuarve shqiptar të cilët bredhin rrugëve poshtë e lart duke migrua ne shtetin edhe qytetin e vet dhe duke banuar nëpër podrume e kthina të ndryshme me plot lagështi”, thotë Barani për “Bota sot”.

Spastrim etnik të shqiptarëve

Për të mos u mjaftuar me gjithë këtë terror, shteti i Serbisë ka bërë plan që në pjesën veriore ta financoj ndërtimin e 300 shtëpive për serbët, në një hapësirë që ndodhet ndërmjet Zveçanit dhe Mitrovicës e që ka 24.5 hektarë. Sipas këtij plani, në shtëpitë që pritet të ndërtohen mund të vendosen 900 -1200 banorë.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat