“Kurir”: Ja si shqiptarët na poshtëruan

Lajme

“Kurir”: Ja si shqiptarët na poshtëruan

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:32

Koeficentët e basteve që një kompani shqiptare kishte vendosur për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku fitoren e Shqipërisë e kuoton 2.50, barazimin me 3.20 dhe fitoren e serbeve me 0, ka sjellë një reagim të mediave të këtij vëndi.


E përditshmja serbe “Kurir” e ka quajtur poshtëruese këtë veprim të vendosur nga kompania shqiptare.


Në titullin e saj mbi këtë lajm ajo shkruan “Thjesht poshtërim: Ja sa mund të merrni ju në qoftë se ju paguni për të fituar Serbia me Shqipërinë” duke vendosur foton e bastit që kompania shqiptare ka vendosur.


Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet më datë 8 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” e vlefshme për fazën kualifikuese të kampionatit europian 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat