“Putin? Një gangster dhe kriminel”

Lajme

“Putin? Një gangster dhe kriminel”

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:23

Prej ditësh gjykimi mbi Vladimir Putin është futur në një debat të ethshëm pas ndërhyrjes së tij uhstarake në Siri.

Ai është përfshirë edhe në fushatën presidenciale që po mbahet në Amerikë.

Donald Trump tha se i aprovon hapat e ndërmarrë nga Moska por ka edhe nga ata që e mendojnë ndryshe.

Senatori nga Florida Marco Rubio mendon se “Putin është një gangster dhe kriminel”.

Ai ka deklaruar se nëse zgjidhet president do ta izolojë Rusinë diplomatikisht.

“Sapo të marr detyrën në 2016 do të lëviz me shpejtësi për të rritur presionin mbi Moskën. Putin do të trajtohet ashtu siç është në të vërtetë, si një kriminel”, tha Rubio.

Lufta e Ftohtë nr.2 kthehet kështu në një temë të fortë në horizontin e zgjedhjeve të ardhshme ameërikane.

Duek qenë se e kanë gjetur tashmë armikun, republikanët do të kërkojnë një përplasje në nivel diplomatik duke kërkuar të rrisin prestigjin ndërkombëtar të Amerikës, që në administratën Obama po bie dita-ditës.

Çfarë thonë sondazhet?

Sipas sondazheve të “Real Clear Politics:, rezulton se Trump kryeson me 23 përqind i ndjekur nga Ben Carson me 16 përqind dhe Carly Fiorina me 12 përqind. Vendi i fundit për Jeb Bush me 9 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat