Shkencëtarët: Mund të ndodhë një cunami që do ta zhdukte njerëzimin

Lajme

Shkencëtarët: Mund të ndodhë një cunami që do ta zhdukte njerëzimin

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:15

Shkencëtarët kanë gjetur prova se ekzistojnë valë të cilat janë shkaktuar nga shpërthimi i një vullkani që kishte ndodhur më parë, e që tani do të mund të shkaktonte një cunami shumë të madh, i cili do mund të zhdukte njerëzimin
Sipas tyre, shpërthimi i vullkanit Fogo, që kishte ndodhur 73 mijë vjet më parë në Ishujt Cape Verde të Afrikës, ka krijuar një valë rreth 243 metra, kurse kanë paralajmëruar se ringjallja e tij do të krijonte një cunami me fatalitet për njerëzimin, citon në një shkrim Daily Mail.

Studimi është publikuar sot në revistën shkencore “Science Advances”, në të cilën ka ngjallur debatin nëse një aktivizim i tij do të paraqiste një rrezik real për njerëzimin.

“Argumenti jonë është se kolapsi mund të ndodhë jashtëzakonisht shpejt dhe me pasoja katastrofike, dhe për këtë është e mundur që të shkaktojë cuname gjigante”, është shprehur Ricardo Ramalho, udhëheqës i këtyre hulumtimeve.

“Këto shpërthime nuk ndodhin aq shpesh. Por, duhet të kemi parasysh rrezikun potencial nga këto lloj karakteristika të vullkaneve”, ka shtuar më tutje Ramalho.

Vullkani Fogo është njëri nga më të mëdhenjtë në botë, e që ka një lartësi prej 2.829 metra mbi nivelin e detit. Ai gjithashtu është edhe një nga më aktivët, i cili ka shpërthime të vogla rreth çdo 20 vjet, i fundit në vjeshtën e kaluar. Por, rreziku nga një shpërthim i tij i madh është ai që i shqetëson më shumë shkencëtarët.

Në anën tjetër, James Hunt, ekspert i cunameve, i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim, ka komentuar mbi këtë studim, duke thënë hulumtimi e bën të qartë se “edhe rrëshqitjet më modeste të tokës mund të krijojnë cunami me një amplitudë anormale në këta ishuj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat