Nikoliq: Çdo gjë në Kosovë është e Serbisë

Lajme

Nikoliq: Çdo gjë në Kosovë është e Serbisë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:14

Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se Serbia vazhdon përpjeket për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Nikoliq ka shkuar aq largë sa ka thënë se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj, dhe çdo gjë në Kosovë, përfshi edhe territorin nuk mund të jenë të Kosovës, por vetëm serbe.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”, ka thënë Nikoliq.

Nikoliq ka thënë se përpjekjet e Serbisë janë në një mënyrë shpesh të padukshme, pasi shprehen aty ku veprojnë forcat qeveritare.

Sipas tij, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndëkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat