Viti 1999: UÇK rimerr fsahtin Zjoz të Prizrenit (Video+18)

Lajme

Viti 1999: UÇK rimerr fsahtin Zjoz të Prizrenit (Video+18)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 14:39

Më 14 qershor të vitit 1999, një njësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte arritur që të zbraps forcat serbe nga fshati Zjoz i Prizrenit, duke marrë kontrollin në atë pjesë.

Në videon nga arkivi i Associated Press shihet se thuajse i tërë fshati ishte shkatërruar nga artileria serbe, duke lënë prapa një rrëmujë.

Në minutën 0:34 të videos shihet një kufomë e dekompozuar e një banori shqiptar brenda një shtëpie, e mjaftueshme sa për të përjetuar sado pak makthin që kishte mbretëruar në fshat gjatë qëndrimit të paramilitarëve serb në këtë pjesë.

“Këtu është kryer një masakër. Askush nuk ka shpëtuar”, dëgjohet të thotë një komandant në video.

“Me ndihmën e NATO-s dhe Bashkësisë Evropiane kemi arritur ta shkatërrojmë artilerinë serbe. Nëse vjen urdhëri prej Shtabit të Përgjithshëm për dorëzimin e armëve, natyrisht këtë do ta bëjmë pa pritesë”, thotë një ushtar i UÇK-së për AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat