Uji në Mars, ja fotot që hoqën cdo dyshim

Lajme

Uji në Mars, ja fotot që hoqën cdo dyshim

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 11:11

Zyrtarisht u konfirmua se në planetin Mars ka ujë. Por cilat ishin provat që vulosën dyshimet duke i bërë zyrtare konfirmimet?

Në fotografitë e Marsit janë regjistruar shpesh gjurmët që po të ishin regjistruar në Tokë, do të ndërlidheshin me rrjedhjen e ujit të lëngshëm. Por, deri pak ditë më parë nuk kishte prova se në Mars ka ujë.

Kështu, njoftimi NASA-s, se Marsi ka ujë ka hedhur dritë të re mbi çdo gjë që ne e dinim për planetin e kuq. Pra, edhe këto gjurmë me gjatësinë e një fushe futbolli amerikan, tani janë bërë më të qarta. Misteri më i madh rreth tyre është fakti se madhësia ndryshon me kalimin e kohës. Kjo shkaktohet se uji rrjedh vazhdimisht.

Shikojini në fotot që kanë dhënë më në fund një shpjegim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat