Hapet lotaria për Greencard amerikane

Lajme

Hapet lotaria për Greencard amerikane

Nga: Arben Sylejmani Më: 4 tetor 2015 Në ora: 11:05

Zyra greencardkosova ka shpërndarë një njoftim, ku të gjithë të interesuarit në Kosovë mund të aplikojnë për të fituar lejen e qëndrimit (Greencard) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aplikimi është pa pagesë dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në mënyrë elektronike ose mund të paraqiten te zyra e cila gjendet në Rr. Eqrem Qabej në Prishtinë.

“Ju njoftojmë qe aplikimi zyrtarisht është hapur dhe zgjat deri me datën 3 Nëntor 2015. Aplikimi përmes nesh është PA PAGES! mund qe te aplikoni edhe online përmes webfaqes tonë www.greencardkosova.com.

Për të gjithë ata që aplikojnë online duhet që fotografia të bëhet tek fotografi dhe të jetë në mënyrë elektronike, të jetë prapavija e bardhe. Kurse zyra gjendet tek Rr.Eqrem Qabej (Kompleksi Lesna) Nr.112”, thuhet një njoftimin e Zyrës Greencardkosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat