Hapet për publikun dorëshkrimi më i “vjetër” i Kuranit

Lajme

Hapet për publikun dorëshkrimi më i “vjetër” i Kuranit

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 08:33

Të Premten është vendosur mundësia e shikimit të Kuranit “më të vjetër” në universitetin e Birminghamit. Për shumë myslimanë ky eveniment pritej prej kohësh, ndërsa për disa tjerë shikohej me skepticizëm, pasi autoritetet shkencore në universitet kanë pretenduar se Kurani mund të jetë shkruar para pejgamberit Muhamed. Por analizat e fundit nuk tregojnë saktë vitin e dorëshkrimit, por vetëm periodën.

“Sipas analizave me karbon, skripta e Kuranit të shenjtë, është shkruar në vitet 568-645, pa precizuar saktë vitin; ndërsa pejgamberi i myslimanëve, Muhamedi, ka jetuar në vitet 570-632, duke mos pas ndonjë kundërthënie, pasi skripta të Kuranit janë shkruar prej kohës kur pejgamberi ynë ishte gjallë,” thuhet nga studenti mysliman në Birmingham, Neelam Hussain.

Shumë myslimanë të Britanisë kanë vizituar bibliotekën e universitetit, aty ku ndodhet edhe dorëshkrimi i librit të tyre më të shenjtë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat