Dy fotografi që tregojnë zymtësinë e Sirisë

Lajme

Dy fotografi që tregojnë zymtësinë e Sirisë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 07:41

Kombet e Bashkuara të mbështetura edhe nga shkrimet e britanikes, Economist, kanë treguar se popullata në Siri ka rënë prej 22 milion në 2011, në 16.6 milion në 2015, transmeton Bota sot.

Ulja e ndjeshme e popullatës reflektohet edhe nga imazhi satelitor, i dhënë nga universiteti kinez, Wuhan, ku tregohen dritat në fillim të luftës civile dhe sot. Në katër vite luftë, Siria ka humbur 80% të ndriçimit të saj publik, ku rrjedhja e lumit Eufrat thuajse është tërësisht i pandriçuar, së bashku me qytetin e Aleppos, Idlibit dhe Homsit.

Vetëm Damasku ka një ndriçim dy herë më të vogël sesa para vitit 2011.

Për më tepër mund ta analizoni vetë dy fotot, që tregojnë më së miri tmerret që kalohen në këtë shtet, ku që nga fillimi i luftës janë vrarë 300.000 persona./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat