Gjeten kuletën plotë me para, e dorëzuan në Polici (Video)

Lajme

Gjeten kuletën plotë me para, e dorëzuan në Polici (Video)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 20:44

Stacionit të Policisë në Prizren i janë shtuar paratë, por ato nuk mund të shfrytëzohen e as të harxhohen.

Në fakt, këto janë para që u dorëzuan në Polici nga ata që i gjetën në vende të ndryshme.

Kështu vepruan edhe Basri Refiku e Meriton Dida kur sollën në stacion një kuletë me 765 euro brenda.

Pronari i kuletës tha se u befasua kur Policia e thirri për t’ia kthyer kuletën dhe paratë e humbura.

Pavarësisht shumës, organet e rendit bëjnë thirrje që gjerat e gjetura të mos përvetësohen, por të sillen në stacion për t’iu kthyer pronarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat