Rama paralajmëron kombëtaren: Mund të dështojmë me Serbinë

Lajme

Rama paralajmëron kombëtaren: Mund të dështojmë me Serbinë

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 19:29

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se ne perballjen me Serbine, te enjten e 8 Tetori ne “Elbasan Arena”, edhe mund te deshtojme, por ai ka theksuar se e rendesishme eshte ta provosh deri ne fund suksesin.

Sipas Rames, lojtaret e kombetares shqiptare duhet te tregojne qe jane ndryshe nga kundershtaret, edhe nese deshtojme per nje fitore qe do te na kualifikonte ne kampionatin Europian.

“Në prag të një ndeshje vendimtare, unë dua t’i kthehem prap bazës së filoziofisë së Xhanit: që është dështmi, por s’mund ta pranojmë kurrë të mos e provojmë deri në fund suksesin.

Ndeshja është vendimtare për tu kualifikuar por është vendimtare edhe për një arsye tjetër, për të bërë diferencën në fushën e lojës, në shkallët e stadiumit, diferencën mes respekt jo vetëm të trajnerit dhe djemve në fushë, por edhe atyre nënave dhe baballarëve që Xhani nuk harron t’ua kutojë djemve të vet, që meritojnë që jo vetëm djemtë të japin dicka në fushë por edhe ata që do ndjekin ndeshjen në fushë të japin gjithcka për të provuar që ne jemi ndryshe …të respektojmë jo vetëm kundërshtarët.

…dimë të këndojmë himnin tonë por ne dimë të respektojmë edhe himnin e kundërshtarit…dinjitoz, të dalim ashtu sic duan nënat baballarët e këtij kombi dhe sic do donin edhe etërit që dhanë edhe jetën e tyre për këtë komb. Një komb që mbetet dinjuitoz në fitore, barazim edhe humbje.

Sepse në fund të fundit, sic Xhani më ka thënë se ju thotë lojtarëve në momente të vështira: Vetëm luani, shijojeni lojën”,-0 tha shefi i qeverise.

Keto deklarata Rama i beri gjate nje ceremonie kur trajnerit te kombëtares Xhani De Biazi iu dha titulli “Honoris Causa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat