Prifti rrëfen: Jam homoseksual. Vatikani: Largohu nga detyra

Lajme

Prifti rrëfen: Jam homoseksual. Vatikani: Largohu nga detyra

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 18:12

Një prift i hierarkisë së lartë në Vatikan ka deklaruar orientimin e tij seksual. Në prag të një takimi ku Kisha Katolike do përcaktojë mënyrën e funksionimit të familjes, ai ka deklaruar se është homoseksual.

Agjensia italiane e lajmeve “Ansa”, sjell rrefimin e Imzot Krzysztof Charamsa, 43-vjeçarit te lindur në Poloni, i cili ka thënë se dëshiron që t’i sfidojë qëndrimet e kishës ndaj homoseksualizmit.

Ati Charamsa ka thënë se ai kishte një lidhje homoseksuale dhe ishte i lumtur dhe krenar për identitetin e tij.

Sakaq, Vatikani i ka quajtur si tepër të papërgjegjshme deklarimet dhe veprimet e tij si dhe e ka zhveshur priftin homoseksual nga përgjegjësitë doktrinore.

Deklarata e Atit Charamsa është bërë kur ai ka arritur në Romë për një sinodit ku do të diskutohej për homoseksualitetin, në mesin e çështjeve të tjera.

Në një interviste për gazetën Corriere Della Sera, Charamsa ka thënë se “është koha që kisha t’i kapë sytë dhe ta kuptojë se t’i përjashtosh homoseksualët besimtarë nga besimi është jonjerëzore”.

“Më është kërkuar që të heq dorë nga posti” është shprehur ai, por po ashtu ka thënë se e ka një detyrim karshi minoritetit të homoseksualëve.

Vatikani ka thënë se ai nuk mund të jetë më pjesëtar i trupës që përcakton doktrinën katolike, dhe është vendosur që të shërbejë vetëm si peshkop lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat