Thaçi: Nuk e di ende, nëse do jem në “Elbasan Arena”

Lajme

Thaçi: Nuk e di ende, nëse do jem në “Elbasan Arena”

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 17:44

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi nuk e di ende, nëse do të jetë i pranishëm në stadiumin “Elbasan Arena”, për të ndjekur përballjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të luhet më 8 tetor.

Duke folur pas kthimit nga Nju Jorku, për portalin kosovar “Indeksonline”, ai tha se kombëtarja e Shqipërisë, më shumë se gjysmën e lojtarëve i ka nga Kosova dhe se, në njëfarë mënyre është edhe ekip i Kosovës.

“Ndeshja, që Serbia do të zhvillojë kundër Shqipërisë, është në njëfarë mënyre edhe ndeshje futbollistike me Kosovën dhe një hap tjetër drejt njohjes së Kosovës. Do të shoh nëse axhenda e angazhimeve të mia do të më lejojë të udhëtoj për në “Elbasan Arena”. Edhe nëse nuk do të jem atje me trup, do të jem patjetër me mendje dhe me zemër”, është shprehur zëvendëskryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat