Veseli (a) po e rrëzon Mustafën nga froni?

Lajme

Veseli (a) po e rrëzon Mustafën nga froni?

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 17:15

Jo vetëm tek analistët, por edhe te politikanët nga koalicioni PDK-LDK kanë nisur hamendjet nëse prapa “bllokadës” së punës së Kuvendit të Kosovës qëndrojnë edhe figura politike që janë në krye të këtij koalicioni.

Zërave nëse Kadri Veseli po “punon” me VV-në për rrëzimin e Qeverisë dhe sidomos Isa Mustafës i është shtuar edhe një.

“Në horizont po duket një koalicion shumë i fortë në mes të strukturave të SHIK-ut dhe lëvizjes 'Vetëvendosje'… Fraksioni i Kadri Veselit brenda PDK-së është shumë i fuqishëm dhe besoj se, me veprimet që i përmenda, mund ta shkatërrojë me lehtësi këtë koalicion”, tha deputeti Adem Salihaj nga LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat