Historitë rrënqethëse të refugjatëve që i arratisen vdekjes dhe polici shqiptar që i shpëtoi jetën emigrantit kurd

Lajme

Historitë rrënqethëse të refugjatëve që i arratisen vdekjes dhe polici shqiptar që i shpëtoi jetën emigrantit kurd

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 15:25

Që prej 25 shtatorit Brandon Stanton ka nisur një projekt të quajtur “Humans of New York”, dhe ka ardhur në Europë për të treguar historitë e refugjatëve që arratisen nda vdekja, me ndihmën edhe të Europës.

Duke prezantuar projektin “Refugee stories”, ai ka sjellë për lexuesit historitë tragjike të refugjatëve që i largohen vdekjes nëpërmjet detit duke rrezikuar të mos dalin më prej tij.

Eksodi masiv i historisë moderne ka preku qindra mijëra dhe Stanton përpiqet të sjellë sa më shumë histori të njerëzve për të treguar që ata nuk janë vetëm shifra, por çdo numër ka një dramë me vete.

Objektivi i fotografit është që të rrëfejë çdo eksperiencë për të mos harruar që nuk është vetëm një krizë humanitare dhe para së gjithash vijnë njerëzit, dhe jeta e tyre.

Udhëtimi fotografik i Stanton nis me portretin e Muhamedit të cilin e takoi për herë të parë në 2014 në Kurdistanin iraken. Atëherë ai sapo ia kishte mbathur nga lufta siriane dhe punonte në një hotel.

Ai u bë udhërrëfyesi i Stanton dhe përkthyesi i tij pasi kishte studiuar Letërsi angleze në Universitetin e Damaskut.

Një vit pas atij takimi fotografi njujorkez ka ritakuar të riun kurd por gjithçka në jetën e tij kishte ndryshuar. Një vëlla i tij ishte ekzekutuar me prerje koke nga xhihadistët, i ati ishte gati duke vdekur dhe motrat e tij ishin arratisur në Irak. I detyruar për të lënë vendin Muhamedi me 1 mijë euro në xhep kaloi nëpërmjet Turqisë në një kamion plot me emigrantë për të shkuar në Geqi më pas me një gomone tre metra. Në Greqi ka jetuar në burg pa ushqim dhe ujë.

Por gjatë rrugës Muhamedi takoi dy njerëz të gatshëm për ta ndihmuar: një polic shqiptar u kujdes për të duke e çuar në Austri pa marrë asgjë në këmbim, dhe një pastiçer austriak e ndihmoi për të marrë dokumentat dhe për të nisur një jetë të re.

Foto e radhës sjell historinë e një gruaje që jetonte në Turqi së bashku me bashkëshortin. Punuan 15 orë në ditë për të siguruar paratë për udhëtimin, por kurrë nuk imagjinuan që do të shkonin në det më varkën që kishte në bord 152 persona. Udhëtimi gjatë natës dhe valët e detit bënë që varka të fundosej. Ata nisën të notonin por nga lodhja i shoqi nisi të rrinte në shpinë. Ata flisnin me njëri-tjetrin herë pas here natën në det, por zërat sa vinin e largoheshin. Pas disa orësh ajo nuk mori më përgjigje nga i shoqi. Në fund të natës një varkë e sigurisë detare greke gjetën gruan dhe e çuan në ishullin Kos, por bashkëshorti i saj nuk u gjet kurrë.

Familja në foton tjetër jetonte në një shtëpi të vogël në Bagdad.

Të kërcënuar nga terroristët që u kërkonin para menduan se kërcënimet do të merrnin fund një ditë. Por në vend të kësaj ata u zgjuan të tmerruar një natë pasi shtëpia ishte në flakë. “Na thanë t’u jepnim paratë ose do të vdisnim. U kërkuam disa ditë për të siguruar paratë dhe ia mbathëm për në Greqi. Më mirë të vdisnim në det se sa nga duart e xhihadistëve”, rrëfen kryefamiljari.

Histori të tilla të treguara nëpërmjet kamerës së Brendan Stanton janë të pafundme, të gjitha të ndryshme dhe të gjitha të mbushura me dramë.

Por siç tregoi edhe gjesti i policit shqiptar apo i pastiçerit austriak, mjafton vetëm pak solidaritet që jeta e tyre të ndryshojë për mirë.
Le storie dietro i volti di chi fugge: Humans of New York racconta i rifugiati

Le storie dietro i volti di chi fugge: Humans of New York racconta i rifugiati

Le storie dietro i volti di chi fugge: Humans of New York racconta i rifugiati

Le storie dietro i volti di chi fugge: Humans of New York racconta i rifugiati

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat