​Rama: Lobimi për Kosovën detyrim i patjetërsueshëm i Shqipërisë (Video)

Lajme

​Rama: Lobimi për Kosovën detyrim i patjetërsueshëm i Shqipërisë (Video)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 14:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përfunduara vizitën e tij zyrtare në SHBA ku mori pjesë për disa ditë me radhë në samitin e organizuar në Nju York, në kuadër të asamblesë së OKB-së. Në fund të këtyre punimeve, ai bëri një bilanc të vizitës së tij atje duke u ndalur si fillim në impaktin që pati kjo vizitë për imazhin e vendit tonë.

Rama: Ishte një mundësi për të konstatuar evoluimin që ka bërë Shqipërisë

"Besoj që këtë herë me plot të drejtë mund të ndjehemi mirë për faktin që ishte sa një mundësi për të shprehur mendimet tona aq edhe një mundësi për të konstatuar evoluimin që roli i Shqipërisë dhe politika jonë e jashtme kanë sjellë në imazhin e vendit tonë. Jemi respektuar posaçërisht. Unë këtu bëj një krahasim me dy vjet më parë kur unë isha në OKB këtu në Nju York, sapo ishte formuar qeveria. Jemi vënë në kushtet ku na është dhënë mundësia të flasim dhe të japim kontributin tonë dhe jemi vlerësuar realisht për çka Shqipëria ka bërë në këtë periudhë kohe dhe për çka ne kemi kontribuuar në këtë sesion kaq të posaçëm për faktin se në sesionin e radhës u ra dakord edhe për axhendën e zhvillimi të 15 viteve të ardhshme," tha Rama.

Përsa i përket fjalës në Asamblenë e Përgjithshme Rama shpjegon përse në fjalën e mbajtur në OKB këmbënguli për njohjen e Kosovës.

Rama: Ishte një detyrim i patjetërsueshëm për të kërkuar njohjen e Kosovës

"Përsa i përket Kosovës besoj që jo thjesht sepse ky është një detyrim i patjetërsueshëm për këdo që përfaqëson Shqipërinë në çdo forum ndërkombëtar, por edhe sepse në fazën në të cilën ndodhet sot rajoni, njohja plotësisht e Kosovës dhe integrimi i saj në Kombet e Bashkuara do të ishte një shtysë e madhe për procesin e paqes dhe ndërveprimin rajonal dhe do të ishte një gjë shumë e mirë dhe për vetë Serbinë. Unë e pashë të udhës të këmbëngul në këtë tezë," tha më tej Rama.

Lidhur me takimet me Diasporën dhe propozimi për samitin e saj, kryeministri shpjegoise mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqipta re në Amerikë ose Europë, njerëz me kontribute të kahershme, njerëz me kontribute të reja.

Rama: Do të organizojmë samitin e parë të Diasporës

"Gjatë këtij viti kemi punuar për të identifikuar një qasje të re ndaj diasporës duke konsideruar edhe opinionet, vlerësimet, gjykimet dhe paragjykimet e mundshme në Diasporë lidhur me Shqipërinë, gjë për të cilën kemi bërë dhe një anketë shumë profesionale me diasporën shqiptare në Amerikë. Mbi këtë bazë kemi vendosur të organizojmë një samit të parë të Diasporës ku do të ftojmë njerëz nga e gjithë Diaspora shqiptare," përfundoi kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat