Prishtina me shumë oferta për punë, por s’ka kandidatë! (Foto)

Lajme

Prishtina me shumë oferta për punë, por s’ka kandidatë! (Foto)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 13:55

Oferta të tilla si kjo që po shihni në foto ka shumë në rrugët e Prishtinës, por si duket nuk ka kandidat të përshtatshëm për punë të tilla.
Shumëkush para 10 viteve nuk e kishte llogaritur se njohja e gjuhës gjermane në Kosovë do të ishte shumë më tepër e rëndësishme se sa ajo angleze.

Sot, në Kosovë operojnë kompani të shumta që merren me shërbime telefonike të njohura si ’Call Center’, e shumica prej tyre që kanë nevojë të madhe për punëtor janë ato gjermane dhe zvicerane.
Këto kompani ofrojnë paga mjaft të mira, por duket se ka një mungesë të profesionistëve që janë njohës të mirë të gjuhës gjermane. /Ismail Jakupi, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat