Furra buke, sauna të lëzisshme dhe avionë jo dhe aq të rinj.
Këto janë pamjet e para nga baza ajrore ruse në Siri, prej nga po sulmohen rebelët dhe Shteti Islamik.
Moska ka dërguar të paktën 32 avionë ushtarakë në Latakia.
Mbi 500 trupa tokësore janë stacionuar për të mbrojtur bazën dhe për të shërbyer për avionët.
Në total mendohet se është një personel prej 2 mijë personazh.
Moska thotë se po sulmon terroristët, ndërkohë që Perëndimi druhet se ata po mbrojnë aleatin e tyre, presidentin Bashar al-Assad, duke sulmuar edhe kundërshtarët e tij, jo vetëm terroristët e ISIS.