Miliarderi: Epidemia sekrete po na shkatërron (Foto)

Lajme

Miliarderi: Epidemia sekrete po na shkatërron (Foto)

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 12:43

John Caudwell më pret me një shtrëngim të fortë dore.

Është normale nga një njeri me një fëmijëri të varfër, që ka arritur të fitojë 1.5 miliardë sterlina- e jo vetëm nga kompania e tij Phones4U, por edhe nga investimet në filma me buxhet të madh, rrjetet e palestrave, pronat e madje edhe një firmë mode e specializuar në veshje të xhaketave me ar dhe argjend.

Caudwell ka gjithçka- vila, shtëpi në Alpe, makina, skafe, një jaht gjigand dhe një helikopter, që e nget vetë.

Por sot ai nuk e ka mendjen tek perandoria e tij e biznesit- së fundmi ai, ish- e shoqja dhe tre fëmijët e tyre të rritur janë diagnostikuar me boreliozë, ose ndryshe sëmundja “Lyme”- një infeksion bakterial që kalon në sistemin nervor dhe tru- diçka që ai thotë se është shumë makabër për t’u përshkruar me fjalë.

Deri më tani mendohej se sëmundja mund të merret nga pickimi i këpushave, që mbajnë bakterin Borelia, duke e bërë diçka shumë të rrallë me vetëm 2 mijë të sëmurë në vit në Britani.

Por Caudwell, që mbush 63 vjeç javën tjetër, beson fort se sëmundja- që shkakton lodhje kronike, paralizë faciale dhe në skenarin më të keq pushim të zemrës- është endemike.

Ai thotë se mijëra njerëz vuajnë, por nuk e dinë.

Ai argumenton se nëse preket një familje e tërë, sëmundja duhet të transmetohet edhe seksualisht, edhe nga nëna tek fëmija në mitër- për më tepër, ai thotë se sëmundja është rrënja e shumë sëmundjeve të tjera si Alchajmeri apo edhe sklerozat.

“Mendoj se është kërcënimi më i madh i shëndetit në kohën tonë. Është sifilizi i ri. Sifilizi, përpara se të trajtohej, ishte një vrasës masiv që shkaktonte shumë sëmundje të tjera”, thotë ai.

Ai thotë se është i bindur se familja e tij nuk është pickuar e gjitha nga këpushat.

“Është thuajse e pamundur. Dhe nuk kemi jetuar bashkë prej 20 vitesh”.

Megjithatë, teoria e tij shkon përkundrejt asaj që thekson mjekësia.

Një zëdhënës i Institutit për Shëndetin Publik në Angli tha këtë javë: “Nuk ka asnjë provë shkencore se sëmundja shkaktohet nga diçka tjetër përveç këpushave. Nuk ka asnjë provë që kjo sëmundje shkakton Ajchajmer apo Parkinson”.

Megjithatë të sëmurë deri më tani janë ish- e shoqja e Caudwell, Kathryn, me të cilën është divorcuar në vitin 2001, vajzat e tij Rebekah dhe Libby, 35 dhe 27 vjeç dhe djali Rufus, 20 vjeç.

Dy fëmijët e tij nga lidhja tjetër janë duke u testuar.

Rufus ka një dekadë që nuk lëviz nga krevati.

Deri më tani ishte menduar se Rufus ishte i sëmurë mendorë.

Ai është diagnostikuar me çrregullim të ankthit, agorafobi, emetofobi (frikë nga e vjella) dhe çrregullime të tjera.

Por askush nuk ka folur më parë për sëmundjen “Lyme”.

Caudwell thotë se vetë është gati të financojë kërkimet për këtë sëmndje.

Ai shpreson se politikanët do e dëgjojnë.

“Do më dëgjojnë sepse jam një bizmesmen racional, që ka kaluar 40 vite duke ndërtuar një pasuri të tërë me vendime të ndjeshme dhe të zgjuara. Nëse nuk më ndihmojnë, do nis një betejë të fortë vetë pasi nuk do pranoj që thjesht të shtrihem dhe të vdes”.

*Marrë me shkurtime nga Daily Mail

Caudwell’s former wife Kathryn McFarlane, 58, (pictured) from whom he was divorced in 2001, has also been diagnosed with Lyme diseaseCaudwell's son Rufus, 20, has been near bed-ridden for close to a decade. He’s been diagnosed with generalised anxiety disorder, agoraphobia, emetophobia (fear of vomiting) and  suffered bouts of psychosisCaudwell used to be a keen cyclist but, four years ago, after a Land’s End to John o’ Groats bike ride, he felt tired a lot, ‘a sort of low-grade ME'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat