Vetëvendosje e bën spiun Bajram Gecajn që tregoi planin e opozitës për djegien e Gjykatës

Lajme

Vetëvendosje e bën spiun Bajram Gecajn që tregoi planin e opozitës për djegien e Gjykatës

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 11:35

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur Bajram Gecajn spiun e informator pas deklaratave të tij se në kohën e VLAN’it planifikohej djegia e Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte prishur planet e AAK’së, LDK’së, Vetëvendosjes e NISMA ‘s për të ardhur në pushtet.
Bajram Gecaj, ishte ai që në kohën e bllokimit të VLAN ka thënë se kishte dalë propozimi që të digjet Gjykata Kushtetuese dhe se LDK ishte ajo që nuk e lejoji këtë.

“Në atë kohë, në tavolinë ka dalë propozimi ‘të kapen stupcat’ e të digjet Gjykata Kushtetuese. LDK nuk e lejoji një gjë të tillë”, ka thënë Gecaj.

E për gjithë këtë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi në një prononcim për Indeksonline, e ka mohuar deklaratën e Gejcajt

“Kjo është e pavërtetë. Në kohën e VLAN-it, Isa Mustafa dhe Kujtim Shala u patën ankuar që Bajram Gecaj është spiun në LDK, i një ambasade, dhe se po e kanë të vështirë ta shmangin prej takimeve të përbashkëta”, tha Krasniqi.

Ai më pas theksoi se deklarata e tij e fundit e konfirmon atë të cilën e kanë thënë Isa Mustafa dhe Kujtim Shala. “Deklarata e fundit e tij është edhe një konfirmim se me çfarë shpifjesh ka raportuar informatori Bajram Gecaj nëpër ambasada”, shoti Krasniqi. Megjithatë Gecaj nuk ka dhënë sqarime se nga kush kishte ardhur propozimi për djegien e Gjykatës Kushtetuese.

Bajram Gecaj është zëvendësministër në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, kurse pas luftës kishte punuar në zyrën e SHBA’së në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat