Gjermani: Sa para duhet të shpenzojë për refugjatët?

Lajme

Gjermani: Sa para duhet të shpenzojë për refugjatët?

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:52

Sivjet Gjermania ka parashikuar të presë 800.000 refugjatë, disa herë më shumë se vitet tjera. Kjo e rëndon më shumë bilancin, pasi shumë vende të baltikut dhe vende tjera të BE-së, si Hungaria, Çekia dhe Slovakia, nuk dëshirojnë të participojnë në shpërndarjen proporcionale të refugjatëve.
Kjo do i kushtojë shtetit gjerman rreth 10 miliardë dollarë, sipas gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung. Vjet, po sipas kësaj gazete, kjo shifër ishte vetëm 2.4 milliardë dollarë.
Përkundër shifrave të majme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk do ngritë taksat dhe shpreson se kjo situatë të tejkalohet sa më mirë me bashkeveprim mes landeve gjermane./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat