Një ushtar turk në duart e ISIS

Lajme

Një ushtar turk në duart e ISIS

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 17:46

Një ushtar turk u vra dhë një ishte i humbur, në 1 shtator, pas luftimeve mes ISIS dhe ushtrisë turke në kufirin turko-sirian.
Sipas informacioneve sekrete që disponon gazeta e majtë turke, Hyrriet, bëhet fjalë për ushtarin Sefer T., i cili ka qenë i plagosur në këmbë nga ushtarët e ISIS, e më pas është transportuar në një spital të zonës së kontrolluar nga ekstremistët.
Ushtria turke ka hyrë në negociata për lirimin e ushtarit turk, por ISIS e kushtëzon me largimin e Turqisë nga koalicioni anti-ISIS.
Turqia ndan kufi 900km me Sirinë, duke qenë shpesh pre e sulmeve të ISIS dhe kurdëve. Sot në Turqi strehohen 2 milion sirianë./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat