Në Viti u përkujtuan dëshmorët Jeton dhe Naser Rama

Lajme

Në Viti u përkujtuan dëshmorët Jeton dhe Naser Rama

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 15:51

Me rastin e 10 vjetorit të rënies së dëshmorëve Jeton e Naser Rama, institucionet komunale, organizatat e dala nga lufta, përfaqësues të subjekteve politike, etj kanë bërë homazhe tek varret e dy të rënëve në varrezat e dëshmorëve në Viti, ku vendosën kurora lulesh.

Ndërsa më pas në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” është mbajtur një Akademi përkujtimore, ku u fol për jetën dhe veprën e Jeton e Naser Ramaj.

Në emër të Institucioneve komunale të Vitisë foli zv.kryetari I komunës Hasan Aliu, ndërsa në emër të OVL të UÇK-së Abdyl Bajrami.

Të pranishëm ishin edhe deputet të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të jetës publike, subjekteve politike etj. Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat