Suspendohet policja që me veturë zyrtare barte speca për turshi

Lajme

Suspendohet policja që me veturë zyrtare barte speca për turshi

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:52

Zëvendës Komandanti Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, ka suspenduar për 48 orë policen e cila kishte keqpërdorur veturën zyrtarë për të kryer disa blerje, më saktësisht speca, në Komunën e Vitisë.

Nait Hashani, tha se pas raportimit në mediat elektronike është shqiptuar masa e suspendimit për 48 orë zyrtarit policor për keqpërdorim.

"Pas raportimit për keqpërdorimin e veturës zyrtarë kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë e cila është nga Statcioni Policior i Kllokotit", ka thënë Hashani.

Me këtë rast, Toger Hashani ka suspenduar për 48 orë personin zyrtar dhe rasti është përcjellë në inspektoratin policor të Kosovës.

Ndryshe, dje është fotografuar një zyrtare e policisë derisa po fuste në veturën e policisë speca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat