Putin: Assadi i gatshëm të ndajë qeverinë me opozitën

Lajme

Putin: Assadi i gatshëm të ndajë qeverinë me opozitën

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 13:03

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kolegu i tij, Bashar al Assad, është i gatshëm të ndajë pushtetin me opozitën dhe njëkohësisht të mbështesë zgjedhje “korrekte” parlamentare me ta.
Deklaratat e Putinit vijnë nga Forumi Ekonomik Lindor, mbajtur në Vladivostok.

“Problemet që kanë përfshirë Sirinë, nuk mund të zgjidhen ndarazi por duke u mbështetur të njeri-tjetri. Ajo që unë propozoj është një dialog i brendshëm mes forcave të ndryshme të Sirisë, për të luftuar ISIS,” tha Putin.

Ai gjithashtu deklaroi se refugjatët ikin nga Siria dhe Iraku si pasojë e ISIS dhe jo nga Assadi./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat