Joksimoviq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk është kusht për integrim

Lajme

Joksimoviq: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, nuk është kusht për integrim

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 11:11

Pas marrëveshjeve të nënshkruar në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe në fund të muajit të kaluar, Serbia pret që kapitulli 35 që ka të bëjë me normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, të hapet deri në dhjetor të këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën serbe ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq ku, sipas saj, ky ka qenë edhe premtimi i Bashkimit Evropian gjatë negociatave për anëtarësimin e Serbisë.

“Parimi i bisedimeve me BE-në ka qenë që të hapen kapitujt për sundimin e ligjit, drejtësinë dhe sigurinë dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Joksimoviq.

Ajo ka bërë të ditur se Serbia me nënshkrimin e katër marrëveshjeve në Bruksel ka krijuar një perspektivë të mirë për komunitetin serb në Kosovë.

Kjo ministre serbe ka thënë se për hapjen e kapitullit 35 në bisedimet Serbi-BE, nuk do të jetë kusht normalizimi i raporteve me Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat