Me muzikë për kujdesim më të madh mjedisor

Lajme

Me muzikë për kujdesim më të madh mjedisor

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 10:06

Festivali i Muzikës “GREEN”, do të argëtojë sot dhe nesër mitrovicasit. Përveç argëtimit, festivali synon të ngrisë vetëdijen dhe të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje më të madhe ndaj mjedisit, si dhe të krijojë një ambient më të relaksuar për të gjithë qytetarët e rajonit.

Festivali i muzikës GREEN realizohet nga “7arte” në mbështetje të: Programit të BE-së në Prishtinë “Culture for all”, Komunës së Mitrovicës, Ambasada e Holandës, Kompanisë Uniteti Mitrovicë.

Nata I 5 shtator 2015 Mitrovicë (parkingu prapa Komunës)

Dj Bannzz
NS & Semi Automatics
Kërpudhat
Bojken Lako
Vedat Ademi
Dj Neritan & Dj Doroci
Nata II

6 shtator 2016

Mitrovicë (parkingu prapa Komunës)

Dj BM

Jutbina

Zig Zag Orchestra & Dren Abazi

Rona Nishliu

Teoman & Art Ukqa – Dj Valon

Këtij manifestimi kulturor i paraprijnà « aktivitete të shumta mjedisore, si: Konkursi për zgjedhjen e kopshtit më të mirë në Mitrovicë 2015–shpallja e fituesve bëhet më 04.09.2015 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, grumbullimi i rrobave të përdorura për qëllime bamirësie-grumbullohen në tendën e vendosur Sheshin “Mehë Uka” prej 31.08.2015 – 06.09.2015, punëtori artizanaleGREEN për të rinjtë- në tendën e vendosur në Sheshin “Mehë Uka” prej 01.09.2015 – 06.09.2015, aksion mjedisor për pastrim në pjesë të caktuara të qytetit,gjatë ditëve të festivalit në pjesët më të frekuentuara të qytetit dhe lokacionin e festivalit nga ekipi i vullnetarëve dhe grupet e gjelbëra të themeluara nga organizata 7Arte , ekspedita artistike – në bashkëpunim me organizatën HopeBox nga Holanda- Prej 28.08.2015 – 31.08.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat