Presidenti Obama ka lavdëruar veprimin bamirës të një fëmije

Lajme

Presidenti Obama ka lavdëruar veprimin bamirës të një fëmije

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 21:18

Në llogarinë “Humans of New York”, në Facebook është postuar tregimi interesant i një babai, lidhur me të birin e tij.

Tregimi flet për një fëmijë bamirës, i cili që në moshën pesëvjeçare është kujdesur që t’ju falë gjëra edhe njerëzve tjerë.

“Pasi blemë kajsi, unë i dhashë atij njërën qese. Ai qëndronte prapa meje, gjatë tërë rrugës. Kur e pyeta nëse e ka rëndë, ai më tha jo, sepse i ka falur tërë kajsitë”, ka thënë babai nga Tibrizi i Iranit.

E veçanta e këtij postimi është se ka marrë një koment mbështetës nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Në komentin e llogarisë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet: “Një nga të arriturat më të mëdha, që mund t’i përjetoni si prind, është të shihni vlerat në të cilat keni punuar dhe mënyrën se si i manifeston ato fëmija juaj. Uroj që ky zotëri i vogël, kurrë të mos e humbë dëshirën për të ju ndihmuar të tjerëve. Nëse më jepet rasti, do të dëshiroja të takoj këtë djalosh e ai të ketë ruajtur një kajsi edhe për mua”, përfundon me humor komenti i Obamas, që ka marrë mbi 124 mijë pëlqime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat