Die Welt: Numri i azilkërkuesve shqiptarë dy herë më i madh se i sirianëve

Lajme

Die Welt: Numri i azilkërkuesve shqiptarë dy herë më i madh se i sirianëve

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:59

Gazeta e qendrës në Gjermani, Dië Welt, ka botuar infografikë për azilkërkuesit në Gjermani. Ajo që spikat në grafikët e saj, është se numri i azilkërkuesve për vitin 2015 ka tejkaluar çdo vit, pavarësisht se akoma ndodhemi në shtator; ndërsa numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil për 2015 është thuajse dy herë më i madh se i sirianëvë.

Më poshtë, Bota Sot ua sjell 6 faktet nga azilkërkuesit, të botuar në Die Welt.

1. Numri i azilkërkuesve në Gjermani ka shënuar rritje të vazhdueshme prej vitit 2008, për të arritur vetëm në gjashtmujorin e parë të vitit 2015, në 218 221, më shumë se çdo vit tjetër.

2. Shumica e refugjatëve vijnë nga Siria me 20.3%, e pasuar nga Kosova, Shqipëria e Serbia me 17.9%; 13.6% dhe 6.3% respektivisht. Nga Maqedonia shifra arrin në 2.6%, më shumë se Eritrea me 2.2%. Duke pas parasysh se shumica e azilkërkuesve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë shqiptarë dhe një pjesë e konsiderueshme nga Serbia, rrjedh se numri i shqiptarëve që shpërngulen është dy herë më i madh se i sirianëve.

3. Numri më i madh i azilantëve janë të besimit Islam me 126.534, diçka mbi 50%; pasuar nga krishterët rreth 50 mijë dhe hinduistët 2360 vetë.

4. Më shumë se gjysma e azilkërkuesve në Gjermani janë më të ri se 25 vjet; ndërsa raporti mes burrave dhe grave qëndron 2 me 1.

5. Mesatarisht një azilkërkues në Gjermani duhet të presë 5.3 muaj për përgjigje vendimtare.

6. Shumica e afganistanezëve shpërngulen në Thuringen të Gjermanisë, të Irakut në Baden-Wurt, ndërsa pakistanezët në Niedersachsen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat