Tensioni me Rusinë, avionët më të avancuar amerikanë aterojnë në Estoni (Foto/Video)

Lajme

Tensioni me Rusinë, avionët më të avancuar amerikanë aterojnë në Estoni (Foto/Video)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 19:15

Dy avionë të llojit më të avancuar që ushtria amerikane posedon, F-22 Raptor, kanë ateruar në Estoni për herë të parë që prej koës së ish-Bashkimit Sovjetik.

Vizita e avionëve rus në Estoni vjen pikërisht mes rritjes së vazhdueshme të tensioneve me Rusinë për rolin e saj në Ukrainë.

Sipas njoftimeve avionët kanë zbritur në bazën ajrorje “Amari”, ku qëndrojnë edhe avionë të tjerë gjermanë që i përkasin misioneve në Baltik që NATO-ja zhvillon.

Mediet e huaja raportojnë se vizita e avionëve amerikanë në Estoni do të zgjasë për disa orë, si dhe ka për qëllim stërvitjet e përbashkëta me forcat estoneze. Ndërkaq, pas kryerjes së stërvitjeve avionët do të kthehen në bazën e tyre, në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat