Gjatë fillimjavës rënie e ndjeshme e temperaturave

Lajme

Gjatë fillimjavës rënie e ndjeshme e temperaturave

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 18:35

Pas ditëve të fundit me vapën afrikane që po kalon mbi rajon, të dielen dhe të hënën pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore, të cilat nga dita e hënë do të sjellin ndjesinë e temperaturave vjeshtore në vend.

Gjatë ditëve të fundjavës, me afrimin e një fronti të ftohtë nga Europa qëndrore do të ketë rritje të vransirave ditën e shtunë, e të dielen gjatë mëngjesit dhe paraditës ky front pritet të depërtojë mbi vendin tonë duke sjellur reshje lokale shiu e vende-vende mundësi edhe për bubullima, e gjatë ditës priten edhe zbritje të temperaturave, shkruan Prishtina Weather.

Të shtunën maksimalet sërish do të ngriten deri në 32C, e të dielen do të zbresin deri në 27C, ndërsa nga dita e hënë do të zbresin në 20C deri në 22C. Edhe temperaturat minimale do të shënojnë rënie të ndjeshme, nga 16C deri 18C, sa do të jenë gjatë fundjavës, në 7C deri 8C, mëngjesin e së martës dhe mërkurës.

Të shtunën era do të fryejë mesatarisht e fortë nga jugperëndimi 2-12m/s, e nga dita e diele do të fryejë verilindja 2-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat