Spahiu: Kosova me 1 milion refugjatë potencial, nuk ka vend për të tjerë

Lajme

Spahiu: Kosova me 1 milion refugjatë potencial, nuk ka vend për të tjerë

Nga: Mimozë Lakna Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:43

Kërkesa e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga për strehimin e mbi 3000 refugjatëve nga Siria, të cilët të cilët po luftojnë për mbijetesë në rrugët e shteteve të Bashkimit Evropian, po vlerësohet si qëllim mirë,megjithëse Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të pranuar refugjatë.
Publicisti Nexhmedin Spahiu, vlerëson se Kosova për momentin ka një milion refugjatë potencialë që po t`iu jepej mundësia do të kërkonin azil nëpër vendet e BE-së.
“E vërteta e hidhur është se Kosova i ka nja 1 milion refugjatë potenciale brenda, të cilët në momentin që do të kishin gjasë për azil do të iknin në Perëndim. Kosovës i mungojnë kapacitetet por nuk duhet t'i mungoje mikpritja, prandaj duhet t/i pranoje”, vlerëson Spahiu.

Pse nuk mbrohen shqiptarët e Sirisë?

Në këtë rast, ai përmend faktin se shumë shqiptarë të Sirisë të shpërngulur nga trojet shqiptare këtu e 100 vite më parë, po vdesin në përpjekje për të kaluar kufijtë drejt Evropës Perëndimore. Ai thotë se institucionet do të duhej të përkujdeseshin për bashkëkombësit e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat