Batalioni serb në FAK punë e panjohur për NATO-n

Lajme

Batalioni serb në FAK punë e panjohur për NATO-n

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:48

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, gjeneral Philip Breedlove ka thënë sot në Kosovë se nuk ka dëgjuar asnjëherë rreth idesë që serbët ta kenë një batalion brenda Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Zyrtari i lartë ushtarak i Aleancës Veri-Atlantike këto deklarata i bëri gjatë një konference të përbashkët me Komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta.

Ndërsa vetë kreu i KFOR-it, theksoi se fillimisht i përkrahin Forcat e Sigurisë të Kosovës dhe më pas pritet të shihen proceset e tjera të kësaj force.

Kurse, mysafiri i Miglieta-s, Breedlove gjatë vizitës së sotme në vendin tonë foli edhe për misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë duke shtuar se nuk e di saktë se kur ai do të përfundojë punën e tij.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën, ka theksuar poashtu se janë shumë të angazhuar e posaçërisht kohëve të fundit që të ofrojnë siguri në territorin e Kosovës.

Breedlove: Ka ende punë për t’u bërë, KFORI do të rri këtu

Komandanti suprem i forcave aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove tha se Kosova është vend i sigurt dhe NATO do të vazhdoi të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme sigurimi i paqes.

Ai e quajti sfidë valën e refugjatëve sirianë por nuk mund të flas në emër të gjitha vendeve të BE-së.

Ndërsa, i pyetur nëse KFOR-i është përgjegjës për krimet e pasluftës që do të trajtohen nga Specialja, Breedlove tha se KFOR-i e ka përmbushur misionin e vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat