Varroset siriani 3-vjeçar – i ati nuk i mban dot lotët (Foto)

Lajme

Varroset siriani 3-vjeçar – i ati nuk i mban dot lotët (Foto)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 14:33

Abdullah Kurdi, babai i Ajlan Kurdit ka varrosur sot të birin e tij 3-vjeçar me pikëllim të thellë së bashku me të birin tjetër të madh Galipin dhe bashkëshorten Rehanen, shkruan Daily Mail.
Varrimi i tyre është bërë në qytetin sirian Kobanë, ndërkaq është zbuluar po ashtu se 11 të afërm të tyre në qershor të këtij viti janë masakruar nga luftëtarët e ISIS-it në qytetin sirian ku ata jetojnë, që është shndërruar në vatër lufte, transmeton Indeksonline.

“Si një baba që kam humbur fëmijët e mi, nuk dua asgjë më shumë në këtë botë. Gjithçka që dua tani është që kjo tragjedi në Siri të përfundoj menjëherë dhe paqja të mbretëroj përsëri”, ka thënë Kurdi.

Varrimi i tyre po bëhet në një vend të njohur si “Ceremonia e Martirëve.”

3-vjeçari Ajlan, 5-vjeçari Galip dhe e ëma e tyre Rehana janë përmbysur me varkë përderisa provonin që të kalojnë në Greqi në orët e vonshme të natës.

Kufoma e 3-vjeçarit Ajlan që u sjell në birgjet turke nga valët e detit, që më vonë u fotografua dhe publikua në të gjitha mediet botërore, zgjoi reagime të ashpra anë e kënd botës.





Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat