Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë dhe synim i Policisë së Kosovës

Lajme

Anëtarësimi në Europol dhe Interpol, sfidë dhe synim i Policisë së Kosovës

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:53

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e shënimit të themelimit të Policisë së Kosovës (PK), u tha se ky institucion vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe institucion që dita-ditës po dëshmon punë profesionale, duke u cilësuar si njëra më policitë më të suksesshme në rajon.

Mustafa: PK institucioni me besimin më të madh qytetarë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i pranishëm me rastin e shënimit të ditëlindjes së PK-së , tha se Policia e Kosovës vazhdimisht po dëshmohet profesionale dhe në mbrojte të qytetarëve dhe ofrimit të sigurisë për ta.

“Policia e Kosovës vazhdon padyshim të jetë një ndër institucionet me besim më të madh të qytetarëve të vendit tonë. Sepse profesionalizimi dhe performanca e policisë në terren ka dëshmuar nivelin e lartë të suksesit dhe përgatitjes që mund të jetë shembull për Rajonin por dhe më gjerë. Se këto suksese janë arritur në bazë të përkushtimit tuaj, janë arritur po ashtu me përkrahjen e miqve tanë në krijimin dhe ndërtimin e Policisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Hyseni: Synim anëtarësimi i PK-së në Interpol dhe Europol
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se PK ka qenë dhe mbetet vazhdimisht e përkushtuar të mbrojë pronën publike e private, të ruaj karakterin multietnik të shtetit, duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Për Hysenin sfidë dhe synim parësor i PK mbetet integrimi i saj në strukturat dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë si Europoli dhe Interpoli. Sipas tij Kosova ka kohë që është e gatshme të zë vendin e saj në arkitekturën e sigurisë globale.

“16 vjet punë dhe sakrificë e pashoqe në mbrojte të interesave shtetërore, në mbrojte të interesave vitale të qytetarit, në mbrojte të pronës, në mbrojte të karakterit dhe diversitetit multikulturor, multikonfensional, multietnik. Ju keni bërë një punë të shkëlqyeshme për 16 vjet radhazi dhe jo rastësisht Policia e Kosovës sot perceptohet dhe vlerësohet si një nga policitë mà « të mira, më profesionale, më e trajtuara në Ballkanin Perëndimor. Synim parësor dhe fondamental i shtetit tonë mbetet integrimi i mëtejmë i shteti në strukturat ndërkombëtare dhe në rastin e PK-së synim parësor mbetet integrimi i plotë dhe anëtarësimi në Interpol dhe hyrja në marrëdhënie kontraktuale me Europolin”, tha Hyseni.

Maxhuni: Në këtë 16 vjetor konstatoj se kemi ngritje të nivelit të sigurisë në vend
Nikoqiri i këtij manifestimi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Shpend Maxhuni, duke i përgëzuar policët në ditën e institucionit të tyre, tha se ky është po ashtu moment i reflektimit të rrugës që ka ndjekur Policia e Kosovës, rrugë kjo që nuk kishte mundur të jetë e tillë me plot suksese pa përkrahjen e popullit, institucioneve të vendit dhe miqve ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës e themeluar në baza të një po licie demokratike dhe profesionale, e cila për këto 16 vite të shërbimit të saj përmes një procesi të vështirë dhe të ndërlikuar të zhvillimit dhe transformimit ka arritur të tejkaloj sfida të shumta në vendosjen, ruajtjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ky proces sado i vështirë dhe i mundimshëm ka sjell rezultate dhe suksese të një pas njëshme në parandalimin dhe luftimin e llojeve të ndryshme të krimit, menaxhimin dhe kontrollimin më efikas të kufirit shtetëror, prandaj sot me bindje të plotë konstatoj se kemi ngritje të nivelit të sigurisë në Kosovës, vazhdimin e forcimit të ndjenjës së sigurisë te qytetarët e vendit dhe padyshim një polici ndër më te suksesshmet në rajon”, tha Maxhuni.

Sipas tij sfidat që tashmë janë globale si krimi i organizuar, radikalizmi dhe terrorizmi, mbesin sfida edhe për Policinë e Kosovës , por me të cilat ky institucion mund të përballet më së miri duke u anëtarësuar në dy mekanizmat kryesor të sigurisë në botë, Interpol dhe Europol.

Maxhuni po ashtu tha se në data të tilla është e pamenduar të mos kujtohen policët e rënë në detyrë, numri i të cilëve shënon 17. Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje dhe medalje, si dhe u bë avancimi i 63 zyrtarëve policor në karrierë. /KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat