Verë, rrushë e muzikë nesër në Rahovec

Lajme

Verë, rrushë e muzikë nesër në Rahovec

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:41

Të gjithë ata që do ta vizitojnë Rahovecin këtë vikend, do të kenë mundësi të përjetojnë ambient jo vetëm mikpritës por edhe një përjetim të mirë të shijimit të rrushit dhe verës.

Kjo për shkak të organizimit të festivalit HardhFest, ku përvec verërave të ndryshme dhe rrushit, do të ketë edhe muzikë dhe shumë befasi tjera.

Ky festival do të zgjasë më 5 dhe 6 shtator dhe është nën patronatin e të parit të Ministrisë së Bujqësisë, Memli Kransiqi, dhe të parit të komunës së Rahovecit, IdrizVehapi.

Shumë të rinjë nga vende të ndryshme të Kosovës janë angazhuar vullnetarisht në këtë festival, në mënyrë që organizimi të shkojë sa më mirë.

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se ky festival po bëhet pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme dhe më kreative të Kosovës. Sipas tij, ky festival është mundësi e mirë për të promovuar tokëndhe bujqësinë e vendit.

Krasniqi: Mundësi e mirë për promovimin e bujqësisë

“Hardh Festi apo festivali i vjeljes së rrushit është duke marr një dimension të ri dhe besoj po bëhet pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme dhe më kreative në Kosovë në çdo aspekt, duke përfshirë këtu edhe atë promovues dhe kulturor…ky është një festival, i cili në fokus ka promovimin e rrushit, promovimin e verës sepse me të vërtetë ky është një sektor që ka një potencial të madh edhe ekonomik për vendin tonë…me punën e madhe ne mund të themi se kemi promovuar tokën e Kosovës, kemi promovuar punëtorët e Kosovës, bujqësinë e vendit tonë…të gjithë ata që do e vizitojnë Rahovecin këtë vikend, do të kenë mundësi të përjetojnë ambient jo vetëm mikpritës por të kenë një përjetim të mirë të shijimit të rrushit dhe verës”, tha ministri Krasniqi.

Kurse, Afrim Zharku, nga këshilli organizativ iHardhFestit, tha se shoqata e vreshtarëve këtë vit ka bërë një organizim më të kompletuar, i cili o bjektiv ka zhvillimin ekonomik dhe të zhvillim të sektorit të vreshtarisë.

Zharku: Objektivë e HardhFestit, zhvillimi ekonomik

“Janë bashkangjitur të rinjtë nga gjitha qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. Kemi vullnetarë edhe nga Shqipëria edhe vendet tjera. Natyrisht që shoqata e vreshtarëve ka filluar një organizim tjetër nga ky vit edhe pse ekziston që 5 vite, këtë vit ka filluar një organizim më të kompletuar dhe objektivi kryesor i shoqatës është zhvillimi ekonomik apo zhvillimi i sektorit të vreshtarisë,...këtë vit kemi arritur të organizojmë një festë më madhështore”, tha Zharku.

Për dy ditë me radhë, sa do të zgjasë ky festival, qytetarët do të kenë mundësi të shoqërohen me muzikë nga grupe të ndryshme muzikore.

Për ata të cilët vijnë nga vende më të largëta, HardhFest ka përgatitur edhe tendat, me të cilat mund të shërbehen qytetarët për fjetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat