Përse u dëshpërua Behxhet Pacolli?

Lajme

Përse u dëshpërua Behxhet Pacolli?

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:21

Kreu i AKR-së Behxhet Pacolli është dëshpëruar me gjendjen e mbeturinave dhe aksidentin fatal që ndodhi dy ditë më parë në Gërmi.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook

Dëshpërimi i radhës, fundi i verës, dhe sapo përfundova pushimet me familje, me mallin tim për tu kthyer në Prishtinë, dhe dëshpërimi i radhës, të gjitha rrugët e kryeqytetit janë larg tek një kryeqytetit Evropian, kudo që shiqoja me bënte të dëshpërohemi edhe një herë, nga dembellëku dhe kultura e jonë.

Mjafton të shikoni fotografitë, dhe jam i sigurt që edhe ju do të dëshpëroheni.

A thua a ju pengon kjo këtyre njerëzve përgjegjës për këtë kaos, apo duhet të shembet ndo një kodër e kryeqytetit për të reaguar dikush. Po ashtu të njëjtën mbrëmje, ndodhi një fatkeqësi ku një i ri 25 vjeçar humbi jetën shkaku ujit të pa kontroll që hidhte nga Pishina e Gërmisë, dhe e kishte përmbytur rrugën që pastaj rezultoi me një aksident fatal. Vetëm pasi ndodhi kjo tragjedi, në atë natë dolën dhe pastruan rrugën gjithë natën./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat